26,11,2024

PDK e LDK të befasuara me rezultatin e zgjedhjeve në Ferizaj

Must Read

Duke bërë garë ndër vete, LDK e PDK e Ferizajt as që kishin menduar se ‘’Vetëvendosje’’ do t’u dalë përpara me vota.

Pas humbjes së papritur, këto subjekte politike tashmë kanë bërë edhe analizën e parë pse dolën me këtë rezultat jo të kënaqshëm për ta.

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, i tha Televizionit Tema, se qytetarët e ndëshkuan LDK-në për shkak të formimit të qeverisë së Kosovës me PDK në zgjedhjet e kaluara.

‘’LDK-ja me votën e saj e bëri president Hashim Thaçin, ndërkaq kryeministri detyrohet që për shkak të prishjes së koalicionit të shkoj në shtëpi. Nuk ka pasur mundësi që këto mos të reflektohen tek qytetarët dhe në një mënyrë tek zhgënjimi dhe revolta të cilën e kanë shprehur në këtë mënyrë. Unë e vlerësoj rezultartin e votave sepse është një rezultat real, sado që ne kemi pasur ndoshta edhe shkaqe të tjera të cilat kanë ndikuar në këtë rezultat, qoftë edhe ajo që kemi pasur një numër të madh të votave të pavlefshme, por edhe mungesën e kandidatëve konkurent, pasi që LDK-ja ishte duke garuar vetëm me tre sosh, si dhe hendikepin tjetër që Adem Salihaj nuk ka qenë i kandiduar derisa ne kemi pritur që ai do t’i ketë 10 mijë vota. E tërë kjo ka ndikuar në prishjen e ekuilibrit  politik edhe në komunat ku janë qeverisur nga LDK-ja”, tha Svarqa.

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu, në një intervistë për Televizionin Tema, thotë se pushtetet kanë bërë gabime për të cilat edhe janë ndëshkuar nga votuesit. Shton se nuk e kanë pritur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

 “Unë menoj se në çdo rrethanë është fitues qytetari dhe pikërisht edhe fakti që ne jemi dakorduar që të zbresim tek qytetari ka qenë zgjidhja më e mirë dhe përgjigjia e tij është që ne duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë. Por njëkohësisht edhe për t’i nxjerrë përfundimet e duhura për atë se çfarë në të vërtetë ishin platformat e partive politike dhe a ishin ofertat më të mira për qytetarin tonë. Nuk e kemi pritur që VV do të ketë këtë rezultat dhe nuk ka pasur asnjë analizë të mundshme që do të paraqiste një rezultat të tillë të Vetëvendosjes. Po ashtu unë mendoj se të qenit në pushtet është një mundësi  për t’u ndëshkuar e aq më tepër kur i bën gjërat keq dhe në fakt pushtetet kanë bërë gabime’’, theksoi Aliu.

Kryetari i LDK-së, njëherit edhe kryetar komune, Muharrem Svarqa, nuk e pranon se humbja e LDK-së në Ferizaj lidhet me qeverisjen e deritanishme të tij.

Me ndërgjegjie të plotë flas që unë kam dhënë maksimumim, por nëse të tjerët  vlerësojnë se dikush tjetër ka kapacitete për të dhënë më shumë, unë jam këtu për të bashkëpunuar me ta. Por çështje tjetër është se sa ka funksionuar puna ekipore, ne do të punojmë edhe këtë kohën e fundit me përmbylljen e projekteve dhe proceset e nisura dhe të gjitha ato japin më shumë mundësi që qytetarët t’i shohin punët e  mira dhe zhvillimet për ta”, u shpreh Svarqa.

Ndërsa, Agim Aliu thotë se PDK-ja në nivelin lokal duhet të punoj me strukturat e veta si dhe me platformat që po i kërkon qytetari i vendit.

“Po besoj që janë përgjigjiet që kanë tregur se është shumë i vlefshëm ndryshimi, që qytetari të jetë në rend të parë dhe jo ajo që shikohet me ngjyrën politike. Prandaj edhe për zgjedhjet lokale duhet të zgjedhen njerëzit, kanidatët që kanë platformë të qartë për qytetarët. Ne jemi në një fazë të re, ku shumë më pak kemi veprimtarë, militantë të partive politike dhe shumë më shumë kemi veprimtarë të ngjyrës qytetare’’,pohoi Aliu.

Në bazë të rezultateve nga ana e partive politike në Ferizaj,  gjasat janë zvogëluar që kjo komunë të ketë numër të kënaqshëm të deputetëve. Sipas LDK-së vota deri diku të mjaftueshme kanë marrë Blerim Grainca i LDK-së dhe Labinot Tahiri i AKR-së, ndërsa nga lista e PDK-së e  AAK-së në bazë të numërimit të votave të deritanishme gjasat më të mëdha i ka Agim Aliu, por PDK-ja beson se vend në ulëset e Parlamentit të Kosovës do të zë edhe Elmi Reçica e Mexhide Mjaku-Topalli. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img