27,07,2025

A do të dalin serbët fitimtarë në zgjedhjet e 11 qershorit!?

Must Read

A do ti ngjanë i njëjti fat Kosovës , sikurse Maqedonisë?! Në Maqedoni dy partitë më të mëdha maqedonase kishin po thuajse rezultate të njëjta, dhe shqiptarët ishin alternativa e vetme për formimin e Qeverisë së re. Edhe pse me numër shumë më pak se dy partitë e mëdha shqiptarët arritën të ulen në kolltuqet e 7 ministrive dhe Kryeparlamentarin , zv.Kryeminstrin po ashtu ta kenë shqiptarë.
Në Kosovën tonë kemi një katrahurë të ngjashme ku nëse secili koalicion , apo edhe Vetëvendosja nuk arrijnë ti kenë nga 51 deputet së paku, atëherë vendimtarë për formimin e Qeverisë do të jenë serbët , dhe padyshim se para se ti bashkohen ndonjë koalicioni do të kenë kushte marramendëse.
Mos u bëftë një gjë e tillë, sepse largqoftë ne do e pësojmë shumë keq!

Dr.Sedat Ismajli
(Doktor i të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img