22,12,2024

Aliu: Mos e vet se t’kallxon vetë!

Must Read

Mirë paska bë komuna që e paska publikuar marrëveshjen e saj me Caritas Kosovën.

Kjo marrëveshje është votuar me dhunë në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, në vitin 2016, me insistimin e kryetarit Svarqa.
Siç shihet, Komuna është dashur të sigurojë 341mijë euro.
Ndërkohë, në buxhetin e vitit 2017 që është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës, nuk është ndarë asnjë cent për këtë marrëveshje.
Asnjë cent.
Kjo është e kundërligjshme dhe ministri financave s’ka guxuar ta lejojë të ndodh.

Por, fatkeqësisht, këta punëtorë shëndetësorë nuk janë të vetmit që trajtohen në këtë mënyrë.

Në komunë, janë të punësuar mbi 80 veta me kontratë në vepër që poashtu paguhen në çdo 3-4 muaj.
Ka pasur të tillë që kanë punuar edhe 9 muaj pa marrë para fare.

Ka, poashtu, plot komisione që i ka formuar Kuvendi i Komunës e që s’janë paguar fare, pothuaj që tri vite.

Shumica e këtyre të punësuarve, që kryetari i mban me bukë, siç është shprehur ai vet, disa herë, kanë qenë të shtrënguar të aderojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Asnjëri prej tyre, asnjëherë, s’ka guxuar të ankohet.

E dhimbshme por e vërtetë.
E pamoralshme por ja që po ndodh.

 
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img