21,12,2024

Vlerësohet mbështetja italiane për sistemin prokurorial të Kosovës

Must Read

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj, pasi ka falënderuar delegacionin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia po e jep për sistemin prokurorial të Kosovës, i ka njoftuar ata me organizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kompetencat dhe punën që e ka bërë dhe është duke e bërë.

Kryesuesi Isufaj ka folur edhe për projektin e Binjakëzimit, të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”, duke shtuar që Këshilli është duke punuar që të përfitojë sa më shumë nga ky projekt, ndërsa vlerësoi punën e ekspertëve italian të angazhuar në kuadër të projektit në fjalë.

Në anën tjetër, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini, shprehi vullnetin dhe angazhimin, që përmes projektit të lartcekur dhe mënyrave tjera të bashkëpunimit, t’i ndajnë përvojat dhe eksperiencat e sistemit të drejtësisë së vendit të tij me kolegët e sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Në fund të takimit, në kuadër të bashkëpunimit të dy sistemeve të drejtësisë, kryesuesi Isufaj u ftua për të vizituar Italinë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img