17,06,2025

Janë vjedhur 100 mijë euro nga një fabrikë e mobiljeve në Tetovë

Must Read

Sipas paraqitjes së pronarit, vjedhja e rëndë sipas të gjithja gjasave është kryer natën ndërmjet të dielës (29:01) dhe të hënës (30.01) nga kryes deri tani të panjohur me ç’rast në mënyrë të pakonfirmuar deri në fund ata e kanë hapur derën e zyres së fabrikës që ndodhet në dalje të Tetovës drejt Gostivarit dhe arkën e metalit që ka qenë brenda nga ku i kanë marrë paratë dhe të pavërerjtur ngha askush janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas paraqitjes së marrë, policia ka kryer ekspertizë të plotë, është biseduar me pronarin dhe disa persona të tjerë të punësuar në ndërmarrje, ndërsa bisedat edhe me persona të tjerë do të vazhdojnë edhe sot, paralajmëroi Josifovski.

Ai theksoi se policia po punon intensivisht në ndriçimin e rastit dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm, si dhe në konfirmimin e mënyrës së saktë se si është hyrë në zyre dhe si është hapur arka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img