01,07,2025

Muri ‘rrënoi’ zotimet

Must Read

Ekzekutivi i vendit përgjegjësinë për largimin e murit ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. E këta të fundit edhe pse rikonstatojnë se muri në veri është ilegal, nuk kanë arritur ta rrënojnë të njëjtin. “Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Ndërsa ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se institucionet më të larta shtetërore po punojnë intesivisht në largimin e murit. “Sa i takon heqjes së murit, institucionet me të larta shtetërore po punojnë intensivisht për heqjen e tij dhe sigurimin e lëvizjes së lirë, sipas standardeve më të larta evropiane dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img