27,12,2024

Ja kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e Qeverisë në Maqedoni

Must Read
Parlamenti i Maqedonise

Mandatari Nikolla Gruevski dështoi që të formojë qeverinë e re, pasi nga BDI vendosën të mos e mbështesin, dhe i njejti duhet që mandatin të i’a dorëzojë presidentit Gjorge Ivanov.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Ivanov duhet që t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, fituesit të dytë të zgjedhjeve të fundit. Në këtë rast, Zoran Zaevit nga Lidhja Social Demokrate të Maqedonisë.

Më herët, analistët për Telegrafi Maqedoni kanë thanë se Gjorge Ivanov do të gabojë shumë dhe do ta fusl Maqedoninë në krizë më të madhe nëse ai vendosë që të anashkalojë dhënien e mandatit për Zaevin dhe në të njejtën kohë të japë dorëheqje.

Në një situatë të këtillë, nësë presidenti jep dorëheqje, sipas ekspertit të së drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti, kryetari i Kuvendit duhet të mbledh deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe të shpallin zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Ndërkohë, zgjedhjet lokale janë pas derës për qytetarët e Maqedonisë, pasi mandati i kryetarëve të komunave skadon në mars të këtij viti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img