10,05,2025

Kusari-Lila: Patriotizëm është të punohet ndershëm për të mirën e vendit

Must Read

Në fjalën e saj gjatë homazheve në varrezat e dëshmoreve në Rogovë të Hasit, Kusari-Lila ka thënë se elitat politike duhet të punojnë më shumë në mënyrë që Kosovë të bëhet vend më i mirë për qytetarët e vet, shkruan lajmi.net

“Nëse dikur ka qenë patriotizëm të luftohet e të vdiset për liri, sot patriotizëm është të punohet ndershëm për të mirën e vendit dhe brezave të ardhshëm”, është shprehur kryetarja e Gjakovës.

Ndryshe në këtë ditë është bërë edhe inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në fshatin Rogovë, një investim ky nga komuna e Gjakovës.

Rënia e dëshmorëve në këto fshatra ishin humbje e madhe për UÇK-në në Rrafshin e Dukagjinit, pasi në këtë grup ishin disa nga komandandët e shquar si Agron Rama e Agim Zeneli. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës

U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img