
Atë nuk e ka zmbrapsur as skandali i fundit i cili është publikuar në mediat franceze, ku dyshohet se gruaja e tij ka fituar rreth 600.000 euro për një punë që nuk e ka kryer kurrë, transmeton lajmi.net
Fillon printe në sondazhet e fundit, pasi premtimet e tij për zvogëlimin e vendeve të punës në sektorin publik dhe rritjen e tatimit mbi kompanitë, ishin mirëpritur nga francezët.
Ai nuk i ka mohuar shifrat e parave, por ka theksuar se gruaja e tij ka punuar për të fituar ato para. Ai tutje ka potencuar se tërhiqet nga gara për president vetëm nëse ai vetë vihet në ndonjë hetim formal.
Hetimi për këtë çështje ka nisur edhe nga agjensitë anti-korrupsion në Francë. /Lajmi.net/