02,07,2025

May viziton Ankaranë për bisedime tregtare

Must Read
Theresa May

“Kryeministrja britanike, May do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë udhëtimit të saj njëditor në Ankara”, sipas “Downing Street”.

Ajo do të takohet për një darkë pune me kryeministrin turk, Binali Yildirim para se të largohet nga vendi.

“Ata do të diskutojnë për një marrëdhënie të re tregtare dhe për një partneritet strategjik të sigurisë”, citoi BBC një  zëdhënës  të May.

Turqia është një vend kandidat për t’u  bërë pjesë e Bashkimit Evropian, edhe pse kërkesa e saj për anëtarësim ka ngecur dhe marrëdhëniet me Brukselin dhe vendet kryesore si Gjermania janë tensionuar shpesh, pjesërisht për shkak të shqetësimeve lidhur me çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img