03,07,2025

Kryetari i Berlinit Trumpit: Mos e ndërtoni murin

Must Read

“Berlini, qyteti i një Evrope të ndarë, qyteti i një Evropë të lirë, nuk mund të qëndrojë i heshtur kur një vend  planifikon të ndërtojë një mur të ri”, deklaroi kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller.

“Ne berlinezët e kuptojmë më shumë se kushdo se sa vuajtje mund të shkaktohet nga ndarja e një kontinenti me tela me gjemba dhe çimento”, tha ai.

Deklarata Muellerit erdhi dy ditë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e menjëhershëm të një muri në kufirin jugor për t’iu kundërvënë imigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton atsh.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Berlin u nda në një pjesë perëndimore dhe lindore nga Muri i Berlinit, nga viti 1961 deri në vitin 1989.

“I bëj thirrje presidentit amerikan. Kini parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Mbani mend fjalët e tij ‘Rrëzojeni këtë mur!’ Dhe për këtë arsye unë ju them, i nderuar zoti president, mos e ndërtoni këtë mur!”, tha Mueller.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img