26,11,2024

Aksident në rrugën Pejë- Mitrovicë, një i vdekur e një i lënduar rëndë

Must Read

Sipas policisë i vdekuri në këtë aksident është K.B (1984), ndërsa i lënduari është Gj.R (1976).

“Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976) i cili nga vendi i ngjarjes me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor”- thuhet në njoftimin e policisë.

Komunikata e plotë e policisë:

Informoheni se më datën 28.01.2017 rreth orës 04:05 në rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e rëndë personit tjetër, që të dy këmbësorë.

Në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti VË “Touran” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti E.Z. shqiptar-Kosovar.

Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976) i cili nga vendi i ngjarjes me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IMJ Prishtinë.

I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit për vepren penale nga neni 378 pika 9.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img