26,11,2024

“Ryshfeti në Kosovë është përditshmëri”

Must Read
Rryshfet, foto ilustruese

Lufta kundër korrupsionit dhe kundër shprehive të vejtra ishin deklaratat më të rëndësishme të presidentit të ri rumun Klaus Iohannis, kur ai në fund të vitit 2014 fitoi zgjedhjet në mënyrë surprizuese. Asokohe dominonte një frymë euforike në radhët e simpatizantëve të tij, flitej se në Rumani po fillon një epokë e re.

Por vetëm dy vjet më pas rikthehet hija e së shkuarës: qeveria e sapozgjedhur social-liberale nën drejtimin e partisë socialdemokrate (PSD) është duke i zbutur ligjet në fuqi kundër korrupsionit. Kësisoj ajo nga njëra anë do të ndryshojë ligjet, që përjashtojnë personat me rekorde penale nga postet qeveritare dhe nga ana tjetër do të arrijë, që abuzimi me postin të mos ndëshkohet, nëse dëmi i shkaktuar si rrjedhojë është më pas se rreth 50.000 Euro. Përveç kësaj synohet që të favorizohen një sërë miqsh të partisë dhe biznesit: pra është planifikuar një amnesti, përmes së cilës rreth 2500 të burgosur, mund të lirohen menjëherë – ndër ta janë qindra politikanë e nëpunës, të dënuar për korrupsion.

Papritur me “duar të pastra”

Plani pas kësaj është: kryetarit të partisë Liviu Dragnea do t’i hapet kështu rruga për postin e kryeministrit. Ai është dënuar me dy vjet burg për manipulime masive elektorale në kuadër të referendumit kundër ish presidentit Traian Basescu dhe aktualisht është i akuzuar për abuzim me postin. Përmes ndryshimeve ligjore të shpallura nga qeveria dënimi me kusht i tij do të shfuqizohej dhe procesi gjyqësor do të pezullohej. Me këtë do të pastrohej edhe regjistri i rekordeve penale të Dragneas e ai mund të pretendonte postin e kryeministrit, shkruan DW.

Në fundjavë në kryeqytetin Bukuresht si dhe në qytete të tjera të mëdha të Rumanisë dhejtra miëjra vetë protestuan kundër këtyre planeve. “Ne jemi dakord, që të gjithë këta politikanë të dënuar për korrupsion dhe krime të tjera papritur të jenë të liruar nga ndjekja penale”, thotë gazetari Christian Stefanescu, i cili ka marrë pjesë në protesta. “Ne nuk duam, që atyre t’u bëhen dhurata të tilla.”

Deri më sot drejtësia rumune konsiderohej si shembullore në luftën kundër korrupsionit në radhët e ish-vendeve socialiste, që ndërkohë kanë kaluar në ekonominë e tregut. Prokuroria rumune e anti-korrupsionit (DNA) ka ngritur në vitin 2015 padi kundër 1250 personave, ndër ta kundër një ish-kryeministri, pesë ish-ministrave, 21 deputetëve dhe rreth 500 ish-nëpunësve, këshilltarëve komunalë, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas të dhënave të Komisionit Europian në këto padi bëhej fjalë për një shumë të përgjithshme abuzimesh prej 452 milionë eurosh.

Përveç kësaj rreth 100 prokurorë të DNA-së janë dëshmuar si ekspertë me përvojë në luftimin e korrupsionit. Ish-ministrja rumune e Drejtësisë, Monica Macovei, ka ndihmuar edhe në strukturimin e autoritetit kroat të luftës kundër korruspionit dhe kriminalitetit të organizuar USKOK. Ndryshe nga Rumania, në Kroaci lufta kundër korrupsionit mbetet shpesh si një digë prej letre. Vitet e kaluara ndonëse janë ngritur shumë padi, ndër to edhe kundër politikanëve të nivelit të lartë, bankierëve, menaxherëve apo funksionarëve të futbollit, deri më tani askush nuk është dënuar. Proceset ose stërzgjaten, derisa ato vjetërohen tërësisht, ose dënimet e shqiptuara nga instanca e faktit më pas shfuqizohen në apel apo revizion për shkak gabimesh procedurale.

Infografik Karte Korruptionsindex ENG

Rasti më i spikatur është ai i ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader. Për shkak të korrupsionit gjatë periudhë që ka qenë në post ai u dënua në fund të vitit 2012 në instancën e parë me dhjetë vjet heqje lirie dhe me një gjobë prej rreth 480.000 eurosh. Në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e Kroacisë e shfuqizoi vendimin për shkak të gabimeve formale. Gjatë procesit për korrupsion të rëndë Sanaderit nuk i është garantuar një procedurë korrekte vendosi gjykata më e lartë dhe e ktheu procesin për rishqyrtim nga e para. Sanader falë një kaucioni mundi të dalë shpejt nga burgu. Vëzhguesit ndërkohë parashikojnë, që në një proces të ri ai të lirohet. Ajo që spikat në këtë proces është fakti, se Davorin Mlakar, njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është vetë i implikuar në një aferë korrupsioni.

Trajta më absurde lufta kundër korrupsionit merr në Maqedoni. Prej vitesh Maqedonia renditet në radhët e fundit të listës së indeksit të perceptimit të korrupsionit nga Transparency International, sivjet ndër vendet ballkanike ishte Kosova pas Maqedonisë. Ryshfeti është atje pjesë e së përditshmes e kjo madje në të gjitha nivelet. Kur opozita bëri publike vitin e kaluar protokollet e telefonatave të përgjura të antarëve të qeverisë, dolën në pah përmasat e korrupsionit.

Opnioni mësoi, se si nëpunës të lartë shtetërorë kërkonin provizion për ndërtimin e rrugëve të reja ose se si përmes manipulimeve të tenderave publike mandatoheshin firmat e miqve. Megjithatë nuk ka ndodhur asgjë, as prokuroria dhe as Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk kanë hapur hetime.

Vetëm prokuroria speciale e themleluar nën presionin e SHBA-së dhe BE-së, ka ngritur deri tani 11 padi, por asnjë proces nuk është shqyrtuar në gjykatë. “Fakti që korrupsioni nuk luftohet në nivelet e larta, bën që të inkurajohet korrupsioni në jetën e përditshme. Institucionet maqedonase përluftën kundër korrupsionit nuk funksionojnë”, thotë për DW Misha Popoviq nga instituti i pavarur për demokracinë në Shkup.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img