Për më tepër partitë opozitare vlerësojnë se për të aplikuar për statusin e vendit kandidat duhet një qeveri e re, shkruan lajmi.net.
Donika Kadaj-Bujupi deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se për shkak të kësaj qeverie Kosova nuk ka bërë asnjë hap drejt integrimeve dhe duk pasur parasysh dështimet edhe brenda territorit është vështirë që mund të realizohet integrimi në BE.
Ajo për lajmi.net ka thënë se aplikimi për anëtarësim në BE duhet bërë nga qeveria e re.
“Kosova për shkak te kësaj qeverie s’ka mbërrij të lëvizë asnjë centimetër në drejtim të integrimeve, jemi më të izoluarit në Ballkan, më të varfëritë dhe më të brishtit sa i përket sigurisë dhe sundimit të ligjit. Prandaj duke mos qenë të zot të shtrihen as brenda territorit të vendit vështirë e besueshme që mund të realizojnë integrimin e vendit drejtë BE”.
“Për një projekt të tillë duhet qeveri e re e pakorruptuar me legjitimitet dhe profesionalizëm pra duhet ndryshim në vend, fuqizim i brendshëm e paralelisht integrime”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj kohë më parë ka bërë të ditur se Kosova gjatë vitit 2017 planifikonë të kandidojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Për këtë gjë ai ka thënë se ka informuar edhe zyrtarët e BE-së.
“E kam njoftuar edhe z.Hahn dhe znj.Mogherini në Bruksel që ne planifikojmë që këtë vit të aplikojmë për statusin e kandidatit, ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk është shtet kandidat për tu anëtarësuar në BE-në dhe kompromiset në dialog duhet të shpërblehen”, kishte thënë Hoxha në një deklaratë për media.
Për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu fati i aplikimit për anëtarësim në BE do të jetë i ngjajshëm me atë të aplikimit për anëtarësim në UNESCO.
“Kjo tendecë që për të aplikuar për anëtarësim në BE janë dështimet e radhës sikurse dështimi në anëtarësimin UNESCO që është rezultat i dështimeve të Qeverisë. Dështimet janë të përditshëm derisa kjo qeveri është në pushtet. Vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje dhe populli të vendos”, ka thënë Haxhiu për lajmi.net.
Kosova ende mbetet vendi i vetëm në Ballkan që ka regjimin e vizave në zonën ‘Schengen’, ndërsa ka të nënshkruar me Bashkimin Europian, Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, e cila është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. /Lajmi.net/