22,04,2025

Franca miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Must Read
NATO

Mësohet se Parlamenti i Francës ka miratuar anëtarësim e Malit të Zi në NATO.

Parlamenti dhe senati në këtë vend, miratuan tekstin e protokollit i cili parashikon që Mali i Zi të jetë vendi i 29-të anëtar i NATO-s.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s më 19 maj 2016 me protokollin e nënshkruar në qendrën e NATO-s në Bruksel, kishin ftuar Malin e Zi që të jetë anëtar i 29-të i Aleancës.

Mali i Zi i cili që nga viti 2010 është duke vazhduar negociatat për anëtarësim të plotë, do të mund të bëhet vend anëtar i Aleancës pasi të nënshkruhet teksti i protokollit të anëtarësimit në parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img