Ai ka thënë se me palën bjelloruse ka folur edhe për hapjen e fabrikave për prodhimin e armëve dhe municionit për tregje të treta.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për bashkëpunim ushtarako-teknik. Kemi biseduar për blerjen e armëve dhe mjeteve për Ushtrinë e Serbisë, por fjala është para se gjithash për mbrojtjen e qiellit tonë dhe për porositjen e mundshme. Po shikojmë të marrim diçka me kushte të volitshme. Mund të marrim gjuajtës dhe armë kundërajrore dhe mjete”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.
“Po shikojmë t’i kemi edhe ato sistemi që deri dje e kemi pas të pamundur t’i blejmë”, ka thënë ai.
Të kujtomë se Vuçiq para pak kohës kishte qëndruar edhe në Moskë, ku kishte porositur aeroplanë ushtarakë dhe armatim shtesë. /Lajmi.net/