15,05,2025

Korrupsioni, SHBA refuzon vizat për disa gjyqtarë e prokurorë

Must Read

Në deklaratën e shpërndarë edhe përmes rrjeteve sociale, Ambasada nuk jep asnjë emër dhe thotë se e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vettingut,

“I cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vijon duke shtuar se Ambasada e SHBA i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe paralajmëron se refuzimi për raste të ngjashme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, mbyllet deklarata e Ambasadës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img