26,11,2024

Çfarë saktësisht ka thënë Trump për myslimanët: “Ata tashmë janë të zemëruar”

Must Read

Më poshtë Lajmi.net transmeton një intervistë ekskluzive të Trumpit në lidhje me idetë e tij për terrorizmin dhe myslimanët.

Intervista është zhvilluar me gazetarin e agjencisë “ABC News”.

ABC: Z. President, unë dua të ju pyes në lidhje me refugjatët. Do të nënshkruani vendimin për të pezulluar emigracionin.

Tramp: Pikërisht.

ABC: Për çfarë po flasim? A është ky ndalim për myslimanët?

Tramp: Jo kjo nuk është një ndalim për myslimanët. Është për vendet që kanë në masë të madhe terrorist.  Këto janë vendet që populli i tyre mund të vijë tek ne dhe të na shkaktojë probleme të mëdha. Vendi ynë ka mjaft probleme pa pasur nevojë t’i lejojë të tjerët ti shkaktojnë ato, ndërsa nëse kjo llojë shoqërie vjen në SHBA bëjnë shkatërrim të tmerrshëm.

ABC: Për cilat vende jemi duke folur?

Tramp: Ju duhet të dëgjoni disa orë sepse kam një listë të madhe. Do të jeni të ngazëllyer. Këta janë njerëz që shpesh ose të themi ndonjëherë kanë qëllime të këqija. Unë nuk i dua ata. Ato janë shtete islame. Njerëzit e tyre vijnë këtu nën pretekste të rreme. Unë do të jem kryetar i vendeve të sigurta. Ne kemi mjaft probleme. Absolutisht në punojmë për zonat e sigurta në Siri, për popullin.

Unë mendoj se Evropa ka bërë një gabim të madh duke lejuar miliona njerëz të hyjnë në Gjermani dhe vende tjera. Të gjithë mund ta shihni, është një fatkeqësi se çfarë po ndodhë atje.

Unë nuk dua që kjo të ndodhë këtu. Presidenti Obama, Hillary Clinton dhe Kerry kanë lejuar dhjetëra mijëra njerëz të vijnë në vendin tonë. FBI ka zbuluar njerëz që merren me terrorizëm më shumë se asnjëherë më parë. Këta janë njerëz të cilët janë në grupin e atyre që tani po vijnë. Vendi ynë ka shumë probleme, më besoni mua unë e di se çfarë janë problemet më mirë se ju. Ndërsa, këto që i thash janë probleme të thella, serioze, ne nuk kemi nevojë më.

Ne përjashtojmë disa vende, ndërsa disa do të kenë kontrolle ekstreme ku do të jetë shumë e vështirë për të hyrë. Tani është shumë lehtë mirëpo nuk do ta kenë më njësoj. Unë nuk dua terrorizëm në këtë vend. Shikoni se çfarë ka ndodhur në San Bernardino. Shikoni se çfarë po ndodh në të gjitha anët, në Qendrën Botërore të Tregtisë.

ABC: A jeni të shqetësuar se kjo do të shkaktojë zemërimin e mëtejshëm të myslimanëve në botë?

Tramp: Bota është në kaos. Bota është më e zemëruar se kurrë. A mendoni se ata nuk janë të zemëruar? Ata janë tashmë.

Shih Alepon, Mosulin, Lindjen e Mesme. Njerëzit ikin dhe shkojnë në Evropë dhe në të gjithë vendin. Bota është në kaos, ka përsëritur Tramp. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img