29,11,2024

13 serbë pranojnë tentativën për grusht shtet në Mal të Zi

Must Read

Sipas gazetës malazeze “Pobjeda”, pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë nënshkruar marrëveshje dhe së shpejti do të nxirren para gjyqit, por Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Bratisllav Dikiçin, ish-shef i xhandarmërisë serbe, i cili është i dyshuar për koordinim të aksioneve të grupit.

Nëse marrëveshja me Prokurorinë aprovohet nga Gjykata Supreme, 13 të akuzuarit do të marrin dënime me burg nga tre deri në pesë muaj.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi u arrestuan 20 shtetas të Serbisë, midis të cilëve edhe Dikiq, nën dyshim se kanë përgatitur sulme terroriste.

Më 6 nëntor kryeprokuroi special i Malit të Zi, Millivoe Katniç deklaroi se një grup i shtetasve të Serbisë, Malit të Zi dhe Rusisë kanë tentuar të kryejnë sulm terrorist më 16 tetor.

Sipas tij, organizatorë të grupit kanë qenë nacionalistë rusë, të cilët kanë konsideruar se pushteti nuk mund të ndryshohet në zgjedhje dhe për këtë arsye duhet të ndryshohet me dhunë.

Gjatë hetimit të akuzuar janë dy shtetas rusë për shkak të financimit të tentimit për grusht shtet dhe për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit të atëhershëm Millo Gjukanoviç. /Alsat.M/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img