11,09,2025

Facebook ‘fut në kurth’ shqiptarin me shtetësi italiane, nën hetim për terrorizëm

Must Read
ISIS, foto ilustruese

Edmond Ahmetaj ka jetuar prej vitesh në Itali me gruan e tij dhe vëllain, në Noci të Barit. Që nga maji i vitit 2016 ai kishte marrë shtetësinë italiane.

Hetimet ndaj shqiptarit kanë nisur që në nëntor të vitit 2015, pas sulmit terrorist që ndodhi në Paris. Në atë kohë, 38-vjeçari ka shfaqur në rrjetin social Facebook, përbuzje për viktimat dhe vlerësoi masakrën e ISIS. Ai ka shpërndarë edhe një video në lidhje me një atentat të mundshëm në Itali, shkruan Express.

Mbikëqyrja speciale, e aplikuar në Bari e që përbën të katërtën herë kur ajo zbatohet në vendin fqinj që prej ligjit të vitit 2015, e shtrin aplikueshmërinë e masave të Antimafias edhe te krimet e terrorizmit.

Drejtësia italiane e akuzon atë për përhapjen e propagandës xhihadiste në Facebook. Ai ka pasur një sërë kontakteshe me grupe të tjera bashkëkombësish, me të cilët lëvdonte grupet terroriste.

Në profilin e tij në rrjetin social është evidentuar edhe një foto me armë lufte dhe një video me intervistën e imamit të Londrës Anjem Choudary në lidhje me një sulm të mundshëm në Romë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img