27,11,2024

Thaçi: Ju treguam udhëheqësve serbë se trenat nuk ua presim me lule

Must Read
Hashim Thaçi

(I plotësuar) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi menjëherë pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi në Bruksel ka thënë se në këtë takim, është kërkuar nga Bashkimi Evropian që të jetë i qartë në raport me Serbinë, për mos lejimin e cenimit të territorit të Kosovës.

“Kemi potencuar se jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse, kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona”.

“Kosova ka zot shtëpie, kemi potencuar shumë qartë që e ardhmja e të dyja vendeve është e ardhmja evropiane por jo me pretendime të Millosheviqit nga ana e Serbisë”, ka thënë Thaçi në Ora e Fundit në Klan Kosova.

I pari i vendit ka treguar edhe pikat që janë diskutuar në këtë takim.

“Është kërkuar që në asnjë rrethanë Serbia të mos e përsërit gabimin e trenit, kemi njoftuar qartë se Kosova nuk do t’i presë më lule mesazhet e tilla por do t’i përgjigjet me ligj dhe Kushtetutë”.

“Kemi potencuar edhe çështjen e murit, muri duhet të rrënohet në tërësi, kemi diskutuar edhe për hapat e mëtutjeshëm të mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve”.

Ai ka thënë se në këtë takim mes palës serbe dhe kosovare janë përmendur edhe fletëarrestet e Serbisë, që në bazë të njërit prej tyre edhe Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë.

“Kemi kërkuar nga BE që të bëjë presion më të fuqishëm në raport me Beogradin që ato fletëarreste të tërhiqen sepse Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovës”.

***

Të dyja palët thanë se ishin “bisedime të vështira”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpresoj që pas këtij takimi, Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte mirë që Serbia ta njohë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Thaçi.

Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet, përfshirë edhe fletarrestimet e Serbisë, ndërsa i ka bërë thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët e Kosovës.

“Kemi insistuar që Bashkimi Evropian të jetë i qartë dhe i vendosur në presionin e vet ndaj Beogradit”, tha Thaçi.

Thaçi përsëri theksoi se muri në veri të Mitrovicës, i ngritur nga autoritetet lokale atje, duhet të rrënohet dhe se Serbia duhet të zhbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pajtim për të vazhduar një seri takimesh në nivel të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img