27,11,2024

Mogherini: Dialogu do të vazhdojë në frymën më të mirë

Must Read

 

“Të dyja palët ranë dakord që dialogu të vazhdojnë në frymën e respektit dhe bashkëpunimit “, ka shkruar Kocijancic në rrjetin social Twitter.

Ndërsa në komunikatën për media ajo ka falenderuar presidentët Tomisllav Nikolliq dhe Hashim Thaçi, dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, për takimin.

“Dua t’i falënderoj ata për takimin e hapur dhe shumë konstruktiv që kemi pasur. Ata kanë diskutuar për zhvillimet gjatë ditëve të fundit, dhe janë pajtuar t’i lënë pas tensionet dhe të përqendrohen në punët përpara.Unë kam theksuar se progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë maksimale: për Kosovën dhe Serbinë, për vetë Bashkimin Evropian, dhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përparimi në dialog është kyç për të dyja palët për të ecur përpara në rrugët e tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Mogherini.

“Jam e inkurajuar nga udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe angazhimi i treguar nga udhëheqësit politikë sot, për të adresuar dhe për të zgjidhur çështjet nëpërmjet Dialogut. Që të dyja palët janë pajtuar ta çojnë Dialogun përpara në frymë të respektit, të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit reciprok. Diskutimet ndërmjet palëve do të intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme. Ne kemi vendosur të kemi disa takime të nivelit të lartë të Dialogut, duke filluar nga ditët e ardhshme”, ka theksuar Mogherini.

Në këtë takim është marrë vendim që dialogu të vazhdojë më përfaqësues të lartë nga Kosova dhe Serbia./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img