26,11,2024

Kurti, mesazh liderëve shqiptarë në Maqedoni

Must Read

“Platforma është rrafshi nga i cili nisesh. Qëndrimet dhe synimet e përbashkëta duhet të pasohen me mekanizma të përbashkët. Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk duhet të ndahen disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoj po merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar edhe shovinizmin maqedonas edhe popullin shqiptar atje. Pra, le të jenë bashkë, qoftë në opozitë, qoftë në pozitë”, është shprehur Kurti.

Ai ka folur edhe për nevojën e bashkimit të kombit shqiptarë.

“Është më mirë se ç’ishte, por ende larg prej asaj që duhet dhe mund të jetë. Prej politikave arsimore e kulturore e deri te ajo e jashtme, prej prodhimit e tregut bujqësor te sistemi elektroenergjetik, prej Akademive të Shkencave e të Arteve e deri te Bashkësitë Fetare, Shqipëria e Kosova duhet të unifikohen, sepse kombi ynë është më i madh edhe se të dyja këto shtete marrë së bashku”, theksoi ai. /INA

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img