16,11,2024

Identifikohet personi që i vuri zjarrin vetës në Sarandë

Must Read

Ai është Et’hem Seferaj, 77 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë. Sipas familjarëve, i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën 6-7 muajt e fundit nuk pranonte mjekim nga mjekët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:43 të së dielës, në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës “Mitat Hoxha”.

Burime nga policia thanë se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë në prostatë, prej së cilës kohëve të fundit ishte rënduar.

Fillimisht ai kishte marrë mjekime, por për shkak të sëmundjes së rëndë, ai kishte vendosur me veten e tij të ndërpriste mjekimet për të mos i’u bërë barrë familjes.

Por për shkak se javëve të fundit shëndeti i tij ishte përkeqësuar edhe më shumë zgjodhi që të flijohej gjatë së dielës në mënyrën me tragjike të mundshme.

Ai leu veten me benzinë dhe i vuri flakën, çka bëri që të ndërrojë jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img