30,07,2025

Kryeministrja e Britanisë: Trump duhet t’i njohë vlerat e NATO-s

Must Read

Kryeministrja britanike ka deklaruar se në këtë takim gjithsesi se do të flas me presidentin e Amerikës në lidhje me deklaratat e tij për NATO-n.  Theresa May ka potencuar se Donald Trump do të duhet t’i njohë vlerat e NATO-s, pasi që është bërë udhëheqës i një fuqie botërore, transmeton lajmi.net

“Unë do të flas me të në lidhje me NATO-n. Kjo organizatë është shumë e rëndësishme, dhe mbetet mburojë e sigurisë në Evropë. Është e rëndësishme që të njohim vlerën e NATO-s si një organizatë që na ndihmon për ta mbrojtur Evropën” u shpreh Kryeminstrja e Britanisë së Madhe.

Ky reagim vjen pas deklaratave të Donald Trump, ku e cilësoi NATO-n si një organizatë të vjetruar. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img