07,01,2025

As themelimi i Asociacionit s’e garanton eliminimin e ndikimit të Beogradit

Must Read

Ata thonë se komuniteti serb në Kosovë duhet të marrë në pronësi të plotë rolin e tyre në institucionet e vendit, duke vepruar me pavarësi nga Beogradi.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e pyetur se a garanton BE se pas themelimit Asociacioni do të veprojë pa ndërhyrje nga Serbia, thotë se është në duar të qytetarëve të Kosovës që të mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

“BE ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është në duart e qytetarëve të Kosovës që t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre të zgjedhur”, ka thënë Lunaçek për Tribuna Channel.

“Në raportin e fundit të PE’së për Kosovën, PE i bën thirrje Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian të kryejë një vlerësim të performancës së të dyja palëve në përmbushjen e obligimeve të tyre nga dialogu. Transparenca në këtë proces është vendimtare dhe i mundëson qytetarëve t’i bëjnë trysni qeverive të tyre dhe përfaqësuesve të zgjedhur për të sjellë rezultate”, ka thënë Lunaçek.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img