12,09,2025

Arifi: Takimi i së martës legjitimon Serbinë për t’i dënuar komandantët

Must Read
Avni Arifi

“Pjesëmarrja e Kosovës në bisedimet e së martës përderisa Ramush Haradinaj është ende në mbajtje në Francë është tërësisht legjitimim i përpjekjeve Serbe për sjelljen e komandantëve të UÇK para “drejtësisë ” Serbe”, tha Arifi për lajmi.net.

Sipas tij, “kjo sjellje është shprehje e inferioritetit dhe paaftësisë së përfaqësuesve të Kosovës në mbrojtjen e interesave nacionale.”

Ndër tjera, ai tha, se dialogu është shndërruar në projeksion të fuqizimit të shtetit serb në Bruksel si dhe forcimin e Thaçit.

“Dialogu që ishte dashtë të jetë në funksion të njohjes së shtetit të Kosovës është shndërruar në projeksion të fuqizimit të shtetit serb në Bruksel si dhe forcimin e z. Thaçi në krye të shtetit të Kosovës. Interesat nacionale të Kosovës janë në rend të fundit”, tha ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: Ferizaj po bëhet me Stadium

Ferizaj po hyn në një kapitull të ri të zhvillimit sportiv. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img