15,09,2025

Konfirmohet: Në takimin e Brukselit përveç kryeministrit Mustafa do jetë edhe presidenti Thaçi

Must Read

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka konfirmuar për lajmi.net se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, do të marrë pjesë edhe presidenti i Thaçi.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa”, tha ai.

Sipas Abrashit, kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrje në Bruksel.

“Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, tha Abrashi.

Ndryshe, të martën pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img