“Të gjitha gratë që mbushin 62 vjet dhe burrat që mbushin 64 vjet dhe nuk plotësojnë kushtet për pension, do të fitojnë pension social. Të drejtën e pensionit shtetëror do ta kenë banorët të cilët 20 vitet e fundit kanë jetuar në Maqedoni. Pensioni shtetëror social do të jetë 40 për qind i mesatares së pensionit të moshës. Banorët mbi 65 vjeç pa marrë parasysh se a i plotësojnë kushtet për pension, do të marrin këtë pension sepse secili meriton të ketë një plakje të dinjitetshme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, transmeton Portalb.