28,12,2024

LAJMI I FUNDIT: Në Austri arrestohet një shqiptar, dyshohet se planifikonte sulm terrorist

Must Read

Shqiptari kishte udhëtuar në Austria dhe ishte përcjellë vazhdimisht, shkruan e përditshmja austriake “Kronen Cajtung”, transmeton lajmi.net.

Vonë pas mesditës, në qarkun e 10-të të Vjenës, njësitë speciale të policisë “Kobra” e kanë arrestuar të dyshuarin.

Sipas gazetës austriake, policia kishte marrë shumë informacione se një grup i radikalëve islamikë planifikonte sulm terrorist në Vjenë ndërmjet 15 dhe 30 janarit.

I arrestuari, kohë më parë në Gjermani, kishte arritur të krijonte një përbërje shpërthyese me të cilën dëshironte të sulmonte në Vjenë.

Zëdhënësi i policisë, Tomas Kajblinger nga njoftuar se i dyshuari është arrestuar pak pas orës 18.

Nuk është bëri i ditur identiteti i tij e as shtetësia. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img