Sipas tij, linçimi publik i gazetarëve, pavarësisht cilët janë ata, në institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës është një akt i ulët, shkruan lajmi.net.
“Linçimi publik i gazetarëve, pavarësisht cilët janë ata, në institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës është një akt i ulët nga kushdo që vjen, për çfarëdo arsye që bëhet”, thotë ai.
Ndër tjera ai thotë, se “Ka institucione kredibile ku sanksionohen shkeljet që bëjnë gazetarët.”
“Ndryshe, imponohet frikë, censurë e vetëcensurë – kancer për zhvillimin e një shteti e shoqërie demokratike.”
“Praktikë e dëmshme. Të ndalet sa më parë”, shkruan ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. /Lajmi.net/