Ngrirja Ujëvarës së Mirushës, ishte senzacion për qytetarët një numër i madh i të cilëve shkuan edhe për ta parë nga afër, madje pamjet e kësaj ujëvare u bënë lajm edhe në mediat e huaja.
E ngrirjes nuk i ka shpëtuar as Liqeni i Batllavës. Në një video të publikuar në Youtube, shihen pamje fenomenale të xhiruara nga droni ku liqeni i ngrirë i Batllavës tashmë është shndërruar në “shteg” për ecje nga qytetarët e asaj ane.
Përkundër ngrirjes së këtij liqeni, Kompania e Ujësjellësit nuk ka raportuar për ndonjë reduktim eventual të furnizimit me ujë të pijshëm. /Lajmi.net/