Ajo shprehu mbështetjen e plotë për punën e Agjencisë dhe theksoi nevojën për ta fuqizuar edhe më tej atë në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit dhe për të siguruar transparencën e financimit të partive politike, prokurimin publik dhe deklarimin e pasurisë. Apostolova kujtojë rolin e rëndësishëm të Agjencisë që mund ta luaj në përmbushjen e kërkesave të mbetura për liberalizimin e vizave duke forcuar regjistrin e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Ajo ftoi Agjencinë që të marrë rol aktiv në zbatimin e prioriteteve përkatëse të sundimit të ligjit të Agjendës Evropiane të Reformave të cilat shërbejnë si një mjet për zbatimin e MSA-së.
Drejtori Havolli foli për punën e Agjencisë, si dhe falënderoi zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e saj të vazhdueshme, përfshirë këtu përkrahjen përmes projektit të BE-së për luftimin e Krimit Ekonomik që ka qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale të organeve anti-korrupsion në Kosovë. Ai bëri të ditur se rekomandimet e projektit për masat anti-korrupsion do të publikohet më 23 janar 2017.
Znj. Apostolova foli edhe për takimin e Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri që do të mbahet më 25-26 janar 2017 këtu në Prishtinë. Ky është një nga shtatë nën-Komisionet e formuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. /Lajmi.net/