Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po punon për përgaditjen e e pakos së dytë fiskale ,përmes së cilave do kishte lehtësira për prodhuesit vendor.
Ramiz Kelmendi po ashtu, i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve për prioritetet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm, në mënyrë që bizneset të ndihen më të lira sa i përket veprimtarisë së tyre.
Kurse përfaqesuesit e biznesve u shprehën të lumtur që në qeveri është dikush nga radha e tyre, dhe që i kupton problemet e biznesve private. /Lajmi.net/