03,07,2025

Mogherini: Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të larta

Must Read
Frederica Mogherini

Ajo ka përsëritur se me rastin e incidentit të së shtunës, kur forcat e armatosura të Policisë së Kosovës, ROSU, ndaluan trenin që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, ka folur me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Mesazhi për të dy palët ka qenë që të heqin dorë nga përkeqësimi i situatës, që t’i shmangin hapat dhe mesazhet dhe që së bashku të angazhohen që me dialog të sjellin rezultate për të dyja palët. Kjo jo vetëm për institucionet e të dyja palëve, por edhe për njerëzit”, ka thënë ajo në Bruksel.

Sipas saj, ajo është e bindur se dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img