03,07,2025

Ferati, Vetëvendosjes: Prisheni “ramazanin” nganjëherë

Must Read
Sadri Ferati

“Prisheni ramazanin nganjëherë”, ka thënë Ferati duke debatuar në Info Magazine në Klan Kosova me deputetin e Vetëvendosje, Rexhep Selimin.

“Jepni merita pozitës dhe atij që ka dhënë vendime të drejta”, ka shtuar Selimi, duke iu referuar vendimit të institucioneve të Kosovës për vendosjen e forcave speciale në kufi me Serbinë, për të intervenuar në daljen e trenit që po vinte nga Serbia.

“Duhet të thuhet se qeveria e luajti rrolin e vet, njëjtë sikur kur kritikohet”, tha Ferati.

Por, Selimi ka thënë se opozita sa herë që është nevoja kanë qenë konstruktiv.

Madje ai ka kujtuar një fjalim të një deputeti të Vetëvendosje në Kosovë, për çështjen e Veriut.

“Një deputet i Vetëvendosjes në parlament ka thënë; ‘Po të është e gatshme qeveria ne e mbështesim vendimin e qeverisë’”, ka thënë Selimi, duke cituar fjalimin e kolegut nga partia e tij.

“Çfarë tjetër duhet të themi? A mos doni t’ua këndojmë edhe një këngë?”, e ka pyetur Selimi Feratin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img