03,07,2025

Bajrami inauguron linjën e prodhimit të peletit dhe briketit “Thes-Ari” në Kllokot

Must Read

Bajrami në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Ajo tha se përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon vendi janë duke u shënuar zhvillime pozitive në fushën e ekonomisë, zhvillimit të ndërmarrjeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Më tej, ministrja theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në avancimin e klimës së mirë për bizneset me qëllim të stimulimit të aktivitetit afarist të ndërmarrjeve tona, dhe për këtë ajo falënderoi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian të cilët po japin kontribut të madh në krijimin e perspektivës ekonomike në vendin tonë.

Ministrja Bajrami nënvizoi se përpos rëndësisë që ka kjo fabrikë në rritjen e mirëqenies në Komunën e Kllokotit, ka po ashtu edhe një dimension tjetër pozitiv që ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit.

“Po flasim për një produkt i cili krijohet nga riciklimi i mbeturinave qoftë të drurit ose kashtës”, tha ministrja, duke shtuar se ndihma prej 400 mijë euro që Zyra e BE-së i ka ndarë kësaj fabrike është tejet e rëndësishme.

Gjatë vizitës së saj në këtë rajon, ministrja Hykmete Bajrami ka vizituar edhe ndërmarrjen “Fluidi” në Gjilan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img