26,11,2024

Facebook: Fushatë për luftimin e lajmeve të rrejshme në Gjermani

Must Read
Facebook

“Muajin e kaluar ne shpallëm masa për tu marrë me sfidën e lajmeve të rrejshme në Facebook”, tha kjo kompani nëpërmjet një kumtese të zyrës së informacioneve në gjuhën gjermane.

“Ne do t’i bëjmë këto përmirësime në Gjermani, gjatë javëve të ardhshme”, thotë Facebook.

Ky rrjet është kritikuar se nuk ka bërë më tepër për luftimin e lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, dhe tash po i ashpërson procedurat në Gjermani, para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.

Politikanët gjermanë kanë tërhequr vërejtjen se partitë populliste dhe shtetet e jashtme mund të përdorin lajme të rrejshme, në përpjekje për ndikim në zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shtator të këtij viti.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img