11,09,2025

Rritja e çmimit të gazit të lëngshëm, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

Must Read

Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë kushtet e tregut për të parë nëse ka shenja të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar (kartel) apo abuzim me pozitën dominuese, e cila mund të sjellë pengimin, kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës nëpërmjet vendosjes në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të çmimit të blerjes apo të shitjes, ose të ndonjë kushti tjetër tregtimi, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek konsumatori, raporton Gazeta shqiptare.

Tregu përkatës nën monitorim do të jetë tregu i importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazit të lëngshëm për konsum familjar dhe për bizneset, të cilat e përdorin si lëndë djegëse në ofrimin e prodhimit dhe shërbimeve të tyre kundrejt konsumatorit.

Pas monitorimit dhe vlerësimit të situatës, nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, Autoriteti do të procedojë menjëherë me marrjen e masave konkrete ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë ose pakicë për kthimin e tregut në kushtet e konkurrencës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img