Treni me simbolet politike e fetare serbe edhe pse u ndal në Rashkë për një pauzë 15 minutëshë, nuk është nisur më nga andej, prejse erdhi në këtë stacion pas orës 16:00.
Reporteri i KALLXO.com në këtë tren ka marrë vesh se treni nuk po e vazhdon rrugën drejt Kosovës për shkaqe sigurie,
Sipas tij, udhëtarët që kanë paguar biletën e trenit dhe kanë nevojë të vijnë në Kosovë, janë duke e pritur një autobus për t’u transportuar me të.
Janë sjellë foto dhe video të brendësisë e jashtësisë së trenit, ndërsa informoi se ky tren e ka të shkruar gabimisht në serbisht shprehjen “Kosova Është Serbe”.