21,12,2025

Policia e Kosovës ia mësyen veriut! (FOTO/VIDEO)

Must Read

Një konvoj i Policisë së Kosovës, ia ka mësyer veriut të vendit.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic të afërta me Polcinë e Kosovës.

“Nje konvojë i Policisë së Kosovës ia ka mësyer veriut, me mjete mjaft të rënda”, tha ky burim.

Nuk dihet nëse ky konvoj i policisë ka synim pengimin e trenit serb, që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës.
Në Nadakofc janë parë automjete të rënda e të blinduara të cilat kanë marrë rrugën drejtë Mitrovicës

Ndryshe, në lidhje me hyrjen e trenit në Kosovë ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se hyrja e trenit të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia janë krejtësishtë të papranushme.

“Cfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”, ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi./GazetaBlic.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img