26,11,2024

Serbia dislokon përgjatë hekurudhës në Kosovë pjesëtarë të njësive speciale ushtarako-policore serbe

Must Read

Serbia ka ngritur masat e sigurisë në Kosovë duke pozicionuar përgjatë maleve në të dy anët e hekurudhës Leshak-Mitrovice, pjesëtarë të njësive speciale të kamufluar si ‘Gjuetar’, kanë njoftuar burime të infojeta.net, nga veriu i vendit.

Sipas burimeve “në tërë gjatësinë rreth 60 km nga Mitrovica deri në pikëkalimin kufitare në Jarinje të Leposaviqit, Qeveria e Serbisë ka urdhëruar njësit speciale të saja që veprojnë në Kosovë, si janë: pjesëtarë të Xhandarmërisë, njësisë së ‘Ujqërve’ dhe asaj të ashtuquajtur ‘Fenix’,  këto dy të fundit që janë pasardhëse të njësisë së Tigrave të Arakanit që të mbrojnë hekurudhën gjatë kalimit të Trenit Rus”.

Gjuetar1

“Është i njëjti skenar sikurse në luftë në Kosovë, kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, bënin ndërrimet vijën e frontit në Drenicë, për gjatë dy anëve të rrugës disa orë më parë Serbia poziciononte forcat e saja në mënyrë që ndërrimi njësive të saj të bëhej i sigurt”, ka përshkruar burimi pozicionimin e njësive serbe.

Qeveria e Serbisë haptazi është duke provokuar luftë në Kosovë, duke pozicionuar ën territorin e Kosovës forca speciale përgjatë dy anëve të hekurudhës në male e duke anashkaluar kështu tërësisht Policinë e Kosovës, FSK-së si dhe Forcat e NATO-së, pra KFOR-in, ka thënë burimi i Infojeta.net.

Banorët e tri fshatrave shqiptarë më në veri të Kosovës e që gjenden në Komunën e Leposaviqit, Bistricë, Ceraj e Koshtovë e Vllahisë, i kanë thënë infojeta.net, se ndihen të frikësuar dhe të pa mbrojtur nga Institucionet e Kosovës.

“Dreq e i birë  nga Serbia kanë ardhura këtu me armë si kallashnikov e snajperë e po shtiren sikurse Gjuetar, ndërsa që makina ‘Lada Niva’, që është e pozicionuar në vendin e quajtur qafen e Orlave, është makina e Mbrojtjes Civile Serbe-(Civilna Zashtita)” ka thënë burimi.

Nuk na ka mbetur tjetër vetëm se të vetëmbrohemi, pasi që organet e sigurisë së Shteti të Kosovës nuk po na mbrojnë e as pjesëtarë e KFOR-it” ka thënë burimi i infojeta.net, nga Koshtova e Vllahisë.

Vetëm në këtë pjesë të këtij fshati sot që nga ora 10:00, pra në ‘Qafën e Orlave’, nga ky shihet qartë hekurudha janë pozicionuar mbi 20 veta të kamufluar si Gjuetar, e po ashtu kanë të veshura edhe rroba kamuflazhi.

Infojeta.net, sjell edhe fotografi të makinë së Civilna Zastitës e që është duke u shfrytëzuar nga Gjuetarë Serbe./Infojeta.net/

Gjuetar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img