Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur tejet e shqetësuar me ardhjen e një treni nga Beogradi në Mitrovicë përmes hekurudhave të Kosovës, pa pyetur fare Qeverinë e vendit.
Kadrijaj ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se derisa Kosovës po i shkelet sovraniteti, qeveria po heshtë dhe nuk po ndërmerr asgjë.
“Sot në Mitrovicë do qarkullojë një tren serb pa llogaritur ata që duhet të kenë leje nga shteti i Kosovës. Sot po shkelet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës e ne po heshtim. Nga BE-ja s’ka reagim e Qeveria e Kosovës po flenë”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Qeveritarët tonë patën deklaruar se muri i ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës është projekt rus dhe i ndërtuar ilegalisht.
Ende pa u rrënuar muri ilegal po vazhdojnë projektet ruse e serbe për ndarjen e Kosovës”.
Sipas Kadrijajt, meqë nuk po ndërmarrin asgjë “Isa, Hashimi e Edita le të dalin t’i presin e t’i urojnë për inagurimin e linjës hekurudhore dhe të flasin për të mirat e kësaj linje”.
“Marre për ju. Ndalni more bisedimet se na shkatërruat shtetin”, përfundon statusi i Kadrijajt./klankosova.tv