28,12,2024

Pajaziti: Muri, treni… për shkak të fitoreve që i kemi arrit në bisedime (Video)

Must Read
zenun pajaziti

Zenun Pajaziti, Shef i Grupit Parlamentar të PDK’së sa i përket linjës se re hekurudhore  Beograd-Mitrovicë, ka thënë se ky ësht♪ një provokim i radhës i Serbisë.

“Serbia po vazhdon të abuzojë me gatishmërinë tonë për dialog dhe se po abuzon edhe me vetë serbët që janë në Kosovë të cilët po rrezikon t’i izolojë”, ka thënë Pajaziti, në Rrokum Roll.

Ai ka përmend edhe rezolutën për lirimin e Haradinajt, për të cilën ka thënë se krejt deputetët kanë dashtë që të lirohet Haradinaj.

Pajaziti ka thëne se e tyre është të punojnë me punë për t’i zgjidhë problemet që i kemi të shumta ne vend.

Sipas tij, simbolikat e Serbisë, sikur është treni dhe muri janë provokime që nuk sjellin perspektivë por vetëm izolim për Serbinë.

Shefi i deputetëve të PDK’së ka thënë se është e rëndësishme që muri në veri duhet me u hek, por ngjarjet e fundit kanë bë që këto edhe munden me qenë të ndërlidhura.

“Rasti i trenit dasht e pa dasht ka për tu bë temë e parlamentit, por duhet parë sa janë efektive këto në mënyrë që këto abuzime të Serbisë  të stopohen”, ka shtuar Pajaziti.

Ky tren i duhet sikur Kosovës ashtu edhe Serbisë, por ky tren në këtë mënyrë nuk mundet me u bë urë komunikimi por urë ndarje dhe izolimi dhe kjo ka për t’i kushtuar më së shumti vetë serbëve në Kosovë.

“Serbia po e shantazhon progresin e Kosovës, dhe kjo ka ndodh gjithmonë me Serbinë sa here vendi ynë ka pasë progres, Serbia ka dalë gjithnjë me një provokim sikur është tash rasti i murit por edhe trenit”, ka nënviziuar Pajaziti.

Derisa për kauzat e opozitës ai ka thënë se edhe ata duhet të punojnë për të mirën e vendit, e në këtë rast edhe për liberalizimin e vizave.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img