25,11,2024

Përkujtohet fatkeqësia e helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Must Read

Me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të fatkeqësisë tragjike të helikopterit, ku humbën jetën 11 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) të cilët po ktheheshin nga misioni ALTHEA në Bosnjë e Hercegovinë, delegacione të kabinetit të presidentit, Ministrisë së Mbrotjes, ARM-së, si dhe familjarë të ushtarëve të ndjerë, vendosën kurorë lulesh në përmendoren në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe në vendin e fatkeqësisë në kodrën e Bllacës së Katllanovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përkujtimin dhe shënimin e përvjetorit nga fatkeqësia tragjike e helikopterit, i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Pjesëtarët e ARM-së të cilët po ktheheshin në shtëpi pas misionit gjashtë mujor në ALTHEA, më 12 janar 2008 fluturuan nga baza Butmir në Sarajevë për të ateruar në pjesën ushtarake të aeroportit të Shkupit, mirëpo kontaktin e fundit me kullën kontrolluese, helikopteri e bëri në gjashtë milje nga arritja në cak.

Për fatkeqësinë në fjalë, u realizuan dy raporte, ai i Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë i cili thotë se shkaku i rrëzimit të helikopterit ishte mostrajnimi i pilotëve për menaxhim në kushte të ndërlikuara klimatike si dhe ai i një eksperti të huaj sipas të cilët shkak ishin kushtet e vështira në motin e keq.

Ndryshe, ALTHEA është mision paqeruajtës i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, i cili filloi në vitin 2004, ndërsa Maqedonia për herë të parë përfaqësues të saj dërgoi në vitin 2006. Pjesëmarrja në këtë mision për Maqedoninë ishte shumë e rëndësishme, përveç asaj që kontribuoi në sigurinë ndërkombëtare, dëshmoi edhe përpjekjet e përgjithshme për integrim e saj në BE.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img