Por, sa do të arrijë Gruevski të bëjë shumicë parlamentare pas kushtëzimeve që do t’i bëjnë partitë shqiptare me deklaratën e përbashkët është vështirë të parashikohet edhe nga njohësit e çështjeve politike.
Ata janë të ndarë në vlerësime lidhur me këtë çështje, që mund thelloj krizën politike në vend.
“Partitë shqiptare tani më kanë paraqitur kërkesat e tyre, por ato vështirë se do të realizohen nga kushdo qoftë, madje edhe sikur gjysma e tyre të pranohen është e vështirë të realizohen. Veç kësaj, mandatari do të përballet edhe me kërkesa tjera nga bashkësia ndërkombëtare, para se gjithash për nevojën urgjente të vazhdimit të reformave, mbështetjen e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera, pa anashkaluar kontestin e emrit me Greqinë”, thotë analisti Mitko Gaxhoski.
Por, Aleksandar Panvov, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i institutit për demokraci, beson se BDI-ja do t’i përmbahet parimit që vet e ka imponuar që qeveria të formohet nga partitë fituese në bllokun shqiptar dhe maqedonase dhe së bashku me VMRO-në të bëjnë shumicën e re parlamentare. Nëse ndodhë e kundërta, Pandov thotë se kjo nuk do të ishte mirë për BDI-në.
“Unë besoj se VMRO DPMNE-ja do të arrij të formojë qeverinë me BDI-në. Nuk e përjashtoj mundësinë që partia e Ahmetit, me urdhër të ambasadave të huaja, apo presioneve nga jashtë, të bëj përpjekje që të ikë nga ajo që nuk është kushtetuese, apo nga ajo që është bërë praktikë që partitë fituese formojnë qeverinë. Por, në nëse kjo ndodhë, unë vlerësoj se do të ishte e dëmshme si për BDI-në ashtu edhe për Ali Ahmetin si politikan”, vlerëson Pandov.
Analistët maqedonas vlerësojnë se kërkesat e partive shqiptare janë kundër kushtetuese dhe si të tilla vetëm se mund të thellojnë edhe më shumë krizën politike në vend.
Por, ndryshe vlerëson Mersel Bilalli, ish politikan dhe profesor i sistemit politik në Universitetin Fon të Shkupit.
Ai është i bindur se qeveria e re do të formohet pa VMRO DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, si shkaktarin kryesor, sipas tij, për krizën e rëndë në të cilën ndodhet Maqedonia tani dy vite e gjysmë. Pas dështimit të Gruevskit, siç shprehet Bilalli, mandati për bërjen e qeverisë do ti kaloj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Mendoj se nuk ka gjasa as teorike që ai të formojë qeverinë e re. Është një lojë politike nga ana e tij dhe besoj se shumë shpejt edhe ajo do të përfundoj dhe gjërat do të përfundojnë ashtu siç duhet të përfundoj. Në rast se partia e parë nuk formon qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë”, thotë Bilalli. /INA
.