28,11,2024

Arrestohet i kërkuari i dënuar me 12 vite burgim

Must Read

Por Gjykata e Apelit në Tiranë, ktheu vendimin duke dënuar atë me 12 vite burgim, për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Për këtë shkak, policia e Tiranës, arrestoi mbrëmjen e sotme, Hergert Citakun 28 vjeç, banues në Babrru.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën i kërkuari u arrestua, ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit të vitit 2012, ku pas një grindjeje mes Enver Bitrit, dhe Sokol Gjypit e djemve të tij, Armando e Jetnor Gjypi, Çitaku ka ndërhyrë për të shpëtuar shokun e tij.

Pas grindjes, ai është larguar dhe është kthyer me një armë zjarri, duke qëlluar ndaj tavolinës, ku qëndronin dy vëllezërit Gjypi dhe dy miq të tyre, shkruan Tv Klan.

Nga ngjarja mbetën të plagosur në këmbë dy vëllezërit Gjypi. Pas gjykimit në shkallën e parë, Çitaku, kishte mundur të fitonte lirinë, duke u dënuar vetëm me dy vite burgim, për akuzën e vrasjes në kushtet e tronditjes psiqike dhe armëmbajtjes pa leje. Vendimi i shkallës së parë, është ndryshuar nga Gjykata e Apelit.

Ajo riklasifikoi veprën penale në vrasje në rrethana cilësuese dhe duke e dënuar përfundimisht të arrestuarin me 12 vite burgim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img