“Unë nuk mund ta përcaktoj datën as ditën, por çështja është se jemi përgatitur dhe duke komunikuar me të gjitha instancat qoftë me pushtetin lokal qoftë me pushtetin qendror për realizimin dhe plotësimin e rezolutës”, ka thënë ministri Shala për ‘Indeksonline’.
Shala, i cili së fundmi është emëruar ministër në qeverinë Mustafa thotë se janë duke koordinuar veprimet më të gjitha instancat për realizimin e rezolutës.
“Rezoluta është publike dhe e obligon qeverinë. Ne jemi pjesë e qeverisë dhe jemi në koordinim të plotë më të gjitha instancat qeveritare dhe të shohim hapat e mëtutjeshëm. Jemi në koordinim të plotë ndër institcuional”, ka shtuar ai.
I pari i Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ngurron të komentoj nëse rrëzimi i këtij muri do të nxisë pakënaqësi dhe revolte tek serbet e veriut.
“Çështja e këtyre problematikave qe ju i shtroni është çështje e instancave tjera dhe nuk mund t’i komentoj. Por, rrëzimi i murit do të ndodhë”, ka theksuar Shala.
Në të kaluarën rezolutat e miratuara në Kuvendin e Kosovës ndonëse përbëjnë obligim për qeverinë nuk janë realizuar në mase të madhe.
Dialogu me Serbinë dhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi janë vetëm disa nga rezolutat e miratuara nga të zgjedhurit e popullit, por të cilat asnjëherë nuk i ka përfillu ekzekutivi.
.