Barcelona me një komunikatë për shtyp ka shpjeguar arsyen e mungesës në këtë ceremoninë, duke deklaruar se përgatitja e ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Athletico Madridit, i pamundësoi një gjë tillë.
Por, media spanjolle ‘Marca’ sot ka shkruar rreth mungesës së Barcelonës në ceremoninë e FIFA-s, përcjell lajmi.net.
Sipas ‘Marca’, janë lojtarët e Barcelonës që kanë bojkotuar ceremoninë në shenj pakënaqësie ndaj klubit, të cilët nuk dërguan asnjë nga zyrtarët për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit në udhëtim te Bilbao./Lajmi.net/
.