Duke folur sot në vendin ku ka ndodhur sulmi, zoti Netanyahu tha se forcat e sigurisë izraelite e kanë bllokuar lagjen, Jabel Mukaber, në pjesën lindore të Jerusalemit, ku shoferi i kamionit kishte jetuar dhe po planifikohen masa të tjera për parandalim të sulmeve të ngjashme.
Më herët gjatë ditës, nga një sulm me kamion në grupin e ushtarëve izraelitë në pjesën lindore të Izraelit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë.
Një zëdhënëse e policisë këtë goditje e ka përshkruar si “sulm terrorist” të qëllimshëm.
Policia tha se shoferi i kamionit ishte vrarë në vendin e ngjarjes.
Ky incident i rëndë ndodhi pas një viti të sulmeve me armë, therrjeve me thikë dhe goditjeve me automjete nga ana e palsestinezëve kundër izraelitëve.
Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.
.